Edmond Panariti, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka komentuar vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI teksa ka vënë në dukje objektivat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë një aktiviteti në Korçë, ministri Panariti u shpreh se raporti në përgjithësi ka qenë i qetë dhe shqetësimet që janë normale, trajtohen në mënyrë institucionale.
Ai tha më tej se LSI është një parti që sheh përpara në funksion të një shërbimi të mirë dhe u përmbahet objektivave.
“Raporti PS-LSI ka qenë vazhdimisht i qetë. Ka qenë konstruktiv me objektiva të qarta. Sigurisht që në një koalicion ka shqetësime por këto trajtohen gjithmonë në mënyrë institucionale. Të dyja partitë diskutojnë haptazi në tryezën e koalicionit dhe vendosin në mënyrë transparente për të gjitha problemet që dalin në qeverisje.
Koalicionet regjistrohen në mes të prillit, ky është afati dhe gjatë kësaj kohe duhen bërë bilance dhe duhet diskutuar jo thjesht për mënyrën e futjes në koalicion por për objektivat e qarta që do të kemi në qeverisjen e ardhshme.
Është çështja te objektivat madhore dhe pritshmëritë e qytetarëve. LSI e vetme? Janë vendimarrje që merren nga forumet më të larta të LSI-në në raport me zgjedhjet e ardhshme. Ne do të kemi forumet tona dhe anëtarësia do të vendosë.
Ne jemi në një koalicion në një pakt qeverisës sipas marrëveshjes së 1 prillit. LSI i përmbahet me koherencë të gjitha objektivave. Ne kemi treguar edhe në koalicionet e mëparshme qe jemi një forcë e përgjegjeshme dhe një forcë realizuese që nuk jep premtime por i mban ato. Ne kemi qenë një forcë që shohim përpara në funksion të një shërbimi më të mirë.”, u shpreh Panariti.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post