Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti iu është përgjigjur akuzave të bëra sot në Kuvend të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për kontratën e qiradhënies ndaj fisit Ballili.
Panariti sqaron se nuk ka asnjë kontratë të lidhur nga ai apo ministria që ai drejtonte me Klement Balilin, të cilin e quan trafikant. Po ashtu ish-ministri thotë se edhe pse ka një vit që kryhen auditime, asnjë rezultat nuk provon ato që thotë Balla.
Nga ana tjetër Panariti thotë se për herë të parë pas 9 vitesh eksportet bujqësore kanë rënë me 5.5%, ndërsa importet janë rritur me 11%.
Reagimi i Panaritit:
Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!!
Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.
Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju.
(E.K/FAXWEB.AL)