Një nënë nuk ka mundur të mbante veten derisa në një sallë gjyqi, i pandehuri i cili po akuzohej për vrasjen e dy djemve të saj ishte kthyer në drejtim të saj dhe kishte filluar të qeshte, përcjell Telegrafi. Bëhet fjalë për Elizabeth Marie Wren e cila ndodhej në një sallë gjyqi në Kolorado të SHBA-ve, derisa aty po zhvillohej një seancë gjyqësore për një të akuzuar.
Brice Rhodes, 27 vjeç, është një nga katër burrat që janë akuzuar për vrasjen e vitit 2016 të dy djemve të, 16-vjeçarit Maurice ‘Reece’ Gordon dhe 14 vjeçarit Larry Ordway.
Ata, siç thuhet më tej, u therën me thikë deri në vdekje më 22 maj 2016, dhe trupat e tyre më vonë u gjetën të djegur dhe hedhur pas një shtëpie të braktisur.
Dhe derisa po gjykohej, përkatësisht pas rreth 20 minutash, kur i pandehuri u ngrit dhe ishte gati për tu shoqëruar nga salla e gjyqit, raportohet se ai u kthye në drejtimin e nënës dhe qeshi, gjë që e bëri gruan të humbte kontrollin.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=HpA6gJ4HH5A