Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për çështje ligjore dhe të drejtat e njeriut, ku u diskutua për amnistinë penale.
Ndërkohë, gjatë debateve dhe diskutimeve, deputeti Pandeli Majko ka propozuar që amnistia të jetë e përvitshme, e të realizohet gjatë festave kombëtarë, siç është Dita e Pavarësisë.
“Për festën kombëtare të ketë çdo vit amnisti. Mendoj se amnistia e përvitshme nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës. Jemi të mëshirshëm ne dhe e bëjmë, nuk organizohemi ne mirë, nuk bëjmë kuorumin shtyj të shtyjmë. Mendoj se këtë vit të bëhet një amnisti dhe të shikohet dhe aministi tjetër për festat kombëtare që më pas të përcaktojë ritualin në vazhdim,”- sugjeroi ai.