Ish ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka bërë betimin sot në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë mandatin e deputetit të mbetur bosh që pas arrestimit të Alqi Bllakos.
Bllako u arrestua si një prej të përfshirëve në aferën e inceneratorit të Fierit, ku u gjetën prova se ish deputeti socialist asokohe në postin e “Sekretarit të Përgjithshëm” të ministrisë së Mjedisit kishte kryer shkelje të rënda duke marrë pjesë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë.