Sot, gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, deputeti Pandeli Majko kërkoi që, në përputhje me protokollet në fuqi, Shërbimi Informativ Kombëtar të japë informacion të detajuar me shkrim lidhur me aludimet e bëra publike dje nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një deklaratë publike, Majko njoftoi se ka vendosur të dorëzojë çdo imunitet parlamentar të nevojshëm për hetimin e plotë dhe të paanshëm të çështjes së ngritur ndaj tij në deklaratat e Berishës.
“Kërkoj që drejtësia dhe institucionet përkatëse të veprojnë me përgjegjësi për të zbardhur të vërtetën. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për transparencë të plotë,” deklaroi ai, duke theksuar përkushtimin ndaj ligjit dhe integritetit institucional.