Pandeli Majko reagoi në Kuvend lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai shprehu se, si shumë kolegë të tjerë, edhe ai vetë ndodhej në një pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut pas ngjarjeve të fundit. Majko iu përgjigj edhe opozitës, e cila ka insistuar vazhdimisht se “është radha jonë”.
Për këtë Majko tha se politika nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi dhe se radha do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.
Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përpallë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.
Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.
Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.
Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kudh do të jetë radha e kujt. Kaq!
Discussion about this post