Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me deklaratën e pasurisë së tij që u publikua kohët e fundit, dhe blerjen e një apartamenti të ri me vlerë 232 mijë euro, ndërsa ka shitur një tjetër 20000 euro duke deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.
Majko ka përgënjeshtruar lajmin duke sqaruar se vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej Unazës së Madhe të Tiranës ndërsa ka bërë me dije se nuk e ka shitur me dëshirën e tij shtëpinë ku banonte.
Majko pohon se nuk e ka shitur shtëpinë për çështje biznesi para një viti, por sigurua e familjes së tij pas një kërkesë të një agjencie mike, fakt për të cilin thotë se është publikuar.
“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.
Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”, sqaron Majko.
Por për çfarë kërcënimi e ka fjalën Ministri kabinetit Rama?
Rreth dy vite më parë, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është kërcënuar nga agjentë të shërbimit sekret iranian, bënte të ditur në atë kohë një artikulli i Fox News.
“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha kësaj mediaje se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, nuk kam frikë“, raporton Fox News
Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e kësaj mediaje, Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes (lexo të plotë LAJMIN).
Por çfarë raportohej në media në lidhje me pasurinë e Pandendeli Majkos?
Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përveç shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë.
Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë.
Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro.
Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë.
Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP.
(F.GJ/FAXWEB.AL)