14:48 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pandeli Majko sy më sy të vetëve: Rritja me 10% e pensioneve s’është më shumë se një kofshë pule (VIDEO)

10:15 | 17/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pandeli Majko sy më sy të vetëve: Rritja me 10% e pensioneve s’është më shumë se një kofshë pule (VIDEO)

Të pakta janë fjalimet që vlejnë të veçohen nga diskutimi i djeshëm maratonë sa i përket Projekt Buxhetit për vitin e ardhshëm.

Një prej tyre është ai i mbajtur nga ministri i diasporës Pandeli Majko. Duke iu referuar rritjes së pensioneve që reklamohet fort nga ana e qeverisë, Majko u shpreh se kjo rritje nuk përkëthehet as më shumë dhe as më pak sesa një kofshë pule.

“Duke përfituar dhe nga largimi i kolegut tim Ahmetaj, sepse i kam dhënë fjalën që nuk do të flas me rezerva për çështje të buxhetit, si kur rrisim pagat dhe pensionet. Ata të Ministrisë së Financave i kanë qejf, i rrisin me përqindje, thonë 10%. Tani 10% e pagës sonë i thonë një darkë, 10% e pagës së një pensionisti i thonë një kofshë pule, për të mos thënë nga ato këmbët e pulës përpara. Mbase është momenti që në këtë drejtim ne të shkëputemi pak nga teknika e përqindjeve, pasi te pensionistët kjo nuk është vetëm çështje përqindjesh”, deklaroi Majko.

Ministri për Diasporën theksoi se për pensionistët rritja që pretendon qeveria është minimaliste, ndaj edhe kërkoi që të shihen mundësitë për një tjetër rritje të pensioneve.

“10-ta duket e bukur për ata që kanë rroga të mëdha, por për pensionistët nuk është ndonjë zhvillim kushedi se çfarë. Është një moment, të cilin dëshiroja ta ngrija me dashamirësi, sidomos karshi përfaqësueseve të Ministrisë së Financave, me qëllim që çështja e përqindjeve, sidomos për sa i përket rritjes së pensioneve, të shikohet pak më ndryshe nga logjika dhe këndvështrimi i pensioneve”, tha Majko.

Sipas ministrit, buxheti i qeverisë nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e shqiptarëve, por ai është ndërtuar mbi dëshira të mira. Majko refuzoi të komentojë akuzat e opozitës, se buxheti i vitit 2018 është buxhet që do të pastrojë paratë e përfituara nga biznesi i drogës, madje kërkoi nga opozita të marrë përgjegjësitë që i takojnë përpara shqiptarëve.

“Një buxhet nuk i zgjidh të gjitha problemet e Shqipërisë. Në një buxhet dallohen disa dëshira, të cilat unë i konsideroj si dëshira të mira. Refuzoj as t’i përgjigjem dhe as ta komentoj faktin që dikush ngrihet dhe e quan buxhet të pastrimit të parave. S’mund të ketë pastrim parash me paratë e një buxheti të një qeverie të majtë apo të djathtë. Për kolegët e opozitës kam një këshillë shumë miqësore. Merrni disa përgjegjësi që ju takojnë. Jo të na mbani krahun ne”, theksoi ministri për Diasporën.

(E.K/Faxweb) 

http://faxweb.al/wp-content/uploads/2017/11/MAJKO.mp4
Etiketa: deputetimajkoPandeli Majko
Pas

DENONCIMI, Drejtoresha e Spitalit në Elbasan kërkon 4-5 mijë Euro për një vend pune

Para

7 të plagosur në Peqin-Elbasan, përplaset mjeti ”Taxi” me kamioçinën (DETAJET)

Para
Përplasen keq mjetet në Shkodër, shkak shpejtësia e lartë dhe lagështira (FOTOT)

7 të plagosur në Peqin-Elbasan, përplaset mjeti ''Taxi" me kamioçinën (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Telefonata mes Macron dhe homologut iranian, reagon presidenti francez: Jam i bindur se ka një rrugëdalje, Europa do përshpejtojë negociatat me Iranin

Arrest në Sarandë, hajduti serial grabiste makinat e pushuesve

Posedonte kokainë, arrestohet 31-vjeçarja në kryeqytet

Drejtoria e Policisë Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari. Në Delvinë humb jetën një 73-vjeçar për shkaqe natyrore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.