01:28 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lotët e tyre më detyrojnë…”, Majko sërish kundër Ramës dhe Veliajt : Qëndrimi im për Teatrin, më i ‘vjetër’ se qeveria ku bëj pjesë

12:54 | 16/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lotët e tyre më detyrojnë…”, Majko sërish kundër Ramës dhe Veliajt : Qëndrimi im për Teatrin, më i ‘vjetër’ se qeveria ku bëj pjesë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar sërish në lidhje me debatin e ndezër ditët e fundit mbi shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Majko kujton debatet e tij me Ramën për Teatrin dhe thotë se qendrimi i tij për prishjen e Teatrit nuk ka ndryshuar.

“Nuk dua të futem në debatin tejet të politizuar tashmë për godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndrimi im nuk ka nevojë të diskutohet pasi ai është më i “vjetër” se sa qeveria ku bëj pjesë.

Kushdo që më njeh brenda Partisë Socialiste thjesht e ka respektuar dhe zëri im nuk bëhet pjesë e asnjë komedie politike. Por, tek lexoj shkrime për “historinë” e debatit për godinën eTeatrit Kombëtar shtrembërimi i të vertetës ka filluar të flasë me seriozitet.

Në vitin 1998 në vizitën zyrtare si kryeministër në Greqinë fqinje, në vendin ku “lindi” teatri, kërkova ndihmë për të ndërtuar një Teatër. Zyrtarët grekë e pritën mjaft mirë dhe nënshkruam një marrëveshje me kryeministrin e kohës Micotaqis.

Pjesa e parë e grantit që erdhi si ndihmë nga pala greke mbeti e pashpenzuar në vite me debate se ku dhe si do të bëhej nga qeveritë e radhës.”-shkruan Majko.

Po ashtu Majko kujton edhe debatin me kryeministrin Edi Rama në vitin 2002, ku ai sërish nuk ishte dakord për prishjen e tij.

“Në 2002 kam pasur debatin e vjetër me mikun tim, Edi Ramën për prishjen ose jo të Teatrit. Kjo solli largimin e drejtorit të Teatrit, që kishte rënë dakord për prishjen e tij.
Aty u vendos Agim Qirjaqi, një arstist, më shumë se sa një drejtor i mirëfilltë, pasi ai nuk e dontë këtë post. Ai qëndroi vetëm disa muaj me kushtin që i vendosa për ta ndjekur vetë rikonstruksionin e godinë se Teatrit Kombëtar.

U dha një “grant” me një vendim të poscëm të qeverisë, i cili sigurisht që u bë realitet. Kur rikonstruksioni mbaroi unë nuk isha më në zyrën e kryeministrit, por në atë të ministrit të Mbrojtjes.

Artistët sic kanë artin, kanë edhe kujtesën. Ata më ftuan në inagurimin e rikonstruksionit të pjesshëm të godinës. Inagurimi ishte një takim që nuk shpjegohet vec jetohet. Agim Qirjaqi pas kësaj dha dorëheqjen.

Ai sot nuk jeton më, por lotët e tij dhe emocionet e asaj nate me artistët e Teatrit Kombëtar më detyrojnë ti shkruaj këto rreshta.
Ministri i Kulturës në atë kohë ishte një intelektual nga Elabasani, Agron Tato. Në ndryshim nga “historia” e shkrimit Arta Dade ishte ministre e Jashtme…”, shkruan Pandeli Majko.

Etiketa: Pandeli Majko
Pas

Bleona Qereti i fut indietron, rinohet 6 vite (FOTO)

Para

Pas Bashës, policia i heq patentën dhe gjobit edhe Monika Kryemadhin

Para
“Punonjësve të bashkisë iu dështuan planet”, Kryemadhi zbardh çfarë ndodhi në mesnatë tek Teatri Kombëtar: Menduan se do të largoheshim!

Pas Bashës, policia i heq patentën dhe gjobit edhe Monika Kryemadhin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.