14:31 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndodh edhe kjo!/ Pandeli Majko tender për sponsorizime në rrjetet sociale: Të rriten liket dhe ndjekësit

18:29 | 30/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndodh edhe kjo!/ Pandeli Majko tender për sponsorizime në rrjetet sociale: Të rriten liket dhe ndjekësit

Rrjetet sociale janë kthyer tashmë në një mjet komunikimi shumë i rëndësishëm për të përçuar informacion në kohë reale tek njerzit, saqë shumë kompani private shpenzojnë para nga portofoli i tyre financiar për të reklamuar aktivitetin në mediat, nëpërmjet sponsorizimeve.

Siç duket një trend të tillë, po ndjek edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, por me një ndryshim thelbësor-kompanitë private shpenzojnë nga të ardhurat e tyre.

Institucioni nën varësinë e ministrit Pandeli Majko ka shpenzuar paratë publike, nëpërmjet tenderit “Shërbim promovimi digjital”, nëpërmjet rrjeteve sociale ndërkombëtare”, për të kryer sponsorizime në mediat sociale.

Fondi prej 3 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga një kompani e re, e themeluar në qershor të këtij viti dhe që duket se, për të hyrë në treg, ka dhënë ofertën më të ulët.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka vendosur të kryejë sponsorizime në rrjete sociale, me qëllim që të rrisë komunikimin me shqiptarët në vende të ndryshme të botës.

Megjithëse prej disa vitesh ministër për “Diasporën”, Pandeli Majko, duket se ka gjetur një mënyrë digjitale, që të ‘njihet’ nga bashkëkombasit tanë nëpër botë, duke rritur like dhe ndjekësit në Facebook.

Në tender shpjegohet në mënyrë të detajuar nevoja që ka si institucion për të shpenzuar disa para publike për sponsorizime në rrjete sociale (Shërbim promovimi dixhital).

“Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës është duke zhvilluar aktivitetet: Krijimi i Rrjetit të Profesionistëve në Diasporë, aktiviteti 2; Si të fillosh një biznes në Shqipëri, aktiviteti 4; Digjitalizimi i veprave shqiptare, aktiviteti 5

Këto aktivitete, midis të tjerash, kanë pjesë përbërëse të tyre edhe 3(tre) platforma elektronike, si produkte që mundësojnë komunikimin dhe ndërveprimin me grupet e synuara të projektit, të cilët ndodhen jashtë vendit. Aktualisht platformat janë të publikuara, të pasuruara më informacion dhe operojnë prej disa muajsh.

Me qëllim rritjen e numrit të përfituesve të projektit, përhapjen e informacionit te palët e interesit, si edhe nisur nga mungesa e kontaktit dhe takimet fizike me ta, nevojitet promovimi i platformave në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të marketingut digjital.

Për këtë arsye, për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve online që FSHZHD ofron nëpërmjet platformave elektronike, si dhe per te rritur komunikimin me Shqiptaret ne Diaspore, kërkohet zhvillimi dhe menaxhimi i fushatave promovuese, nëpërmjet kanaleve të komunikimit digjital…”, thuhet në dokumentin e Fondit Shqiptar për zhvillimin e Diasporës .

Etiketa: Pandeli Majko
Pas

Largimi i Mesit nga Barcelona, La Liga bllokon argjentinasin: Duhet të paguajë…

Para

Sherr në plazh/ Për t’i shpëtuar policisë, shqiptari futet në det, por …

Para
Një psiko-sekt trondit Italinë: 77-vjeçari me pseudonimin “Doktori”, drejtonte sektin që rekrutonte femra të “elitës”

Sherr në plazh/ Për t'i shpëtuar policisë, shqiptari futet në det, por ...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.