Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Majko, i cili ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se në veri të Kosovës po zhvillohet, siç e quan ai “skenari” i Donbasit.
Sipas Majkos, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po e mbivlerëson veten dhe ky është rasti shton ai që nuk duhet nënvlerësuar asgjë.
“Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandar Vuçiq”, shkruan Majko.