09:59 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pandeli Majko: “Venecia” hedh të zezën mbi të bardhë”. Balla fton Bashën në diskutim

14:34 | 12/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit
0
Pandeli Majko: “Venecia” hedh të zezën mbi të bardhë”. Balla fton Bashën në diskutim

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe deputeti tjetër i PS-së, Taulant Balla folën për reformën në drejtësi dhe i bënë thirrje PD-së të ndryshojë qëndrim.

Pandeli Majko, i cili u përqëndrua tek reforma në drejtësi, tha se është humbur shumë kohë deri tani, ndaj duhet reaguar sa më shpejt duke u marrë në konsideratë rekomandimet e një institucioni serioz siç është Komisioni i Venecias.

“Duhet të them qartazi se Komisioni i Venecias hedh të zezën mbi të bardhë. Duhet bërë sa më shpejt implementimi i refomës pasi është humbur shumë kohë. Zbatimi i ligjit do të hyjë në fuqi menjëherë pasi vendimit të Kushtetueses. I bëj thirrje Partisë Demokratike të bëhet më serioze.”, deklaroi Majko.

Të njëjtin vlerësim shprehu edhe deputeti socialist Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. Ai bëri me dije se ekspertët e PS-së kanë gati një draft lidhur me ndryshimet ligjore. Ai bëri me dije se grupi parlamentar socialist mbështeti kërkesën për shtyrjen prej një muaji të reformës, duke e cilësuar si kohë e mjaftueshme.

“PD të heqë dorë nga ideja se ka një platform. Kemi një komision që diskuton rekomandimet e OSBE. Nëse Lulzim Basha është dakord, e ftoj që nesër të mbledhim komisionin dhe të diskutojmë rekomandimet e përkthyera në amendamente.”, u shpreh Balla, i cili theksoi se deri më tani opozita nuk ka paraqitur asnjë amendament të vetëm.

Deputeti i PS-së u ndal edhe tek reforma zgjedhore, kryesisht tek çështja e votës së emigrantëve, për të cilën tha se nuk e kupton përse Partia Demokratike është kundër votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare.

Pas

Opinioni i Venecias, PD e vlerëson, ndërkohë që ka një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese

Para

Majku i jep “Fund”, shfaqet nën shoqërinë e një mikeshe (FOTO)

Para
Majku i jep “Fund”, shfaqet nën shoqërinë e një mikeshe (FOTO)

Majku i jep “Fund”, shfaqet nën shoqërinë e një mikeshe (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.