Fifi i ka bërë një kërkesë publike presidentit Ilir Meta, pasi u pyet nga një ndjekës nëse posedon pasaportë shqiptare duke qënë se jeton në Shqipëri dhe vetë është nga Kosova.
Këngëtarja u përgjigj se nuk e ka dhe i bëri kërkesë publike presidentit Meta.
“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Zoti President Ilir Meta po ua kërkoj pasaportën publikisht”, shkruan Fifi.