Merita Çoçoli gazetare në Shkup në një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi situatën që po kalon Maqedonia e Veriut si pasojë e koronavirusit.
Ajo thotë “se vendi është në gjendje para alarmante dhe se po pret pikun.
Ditët e fundit ka pasur disa viktima por nga dje ka pasur rënie të vdekjeve, shpresojmë renie edhe në të prekur”.
Sa i përket raportit të njerëzve me pandeminë ajo tha “se ka njerëz të trembur por ka edhe të tjerë që nuk po e respektojnë rregullat e karantinës .
Kjo ndodh pasi në disa zona të Maqedonisë se Veriut nuk ka pasur të infektuar dhe prandaj e neglizhojnë karantinimin.
Kumanova është qyteti më i prekur nga koronavirusi dhe ky është një qyet më shumë shqiptar.
Ne ndihme te stafit mjekesor klinikat kanë marrë rolin e spitaleve për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor”.tha ajo.
Lidhur me tonet politike në këtë situatë ajo tha “se janë ulur pasi ka pasur shtim të numrit të testimeve dhe disa sugjerime të opozitës janë marrë parasysh”.
Discussion about this post