Në Korenë e Jugut, pandemia e koronavirusit nuk i ka ndalur zgjedhjet teksa qytetarët kanë dalë sot në votime për të zgjedhur 300 anëtarët e Asamblesë Kombëtare.
Deri më tani raportohet për një pjesmarrje në rreth 50% ndërsa votën e saj e ka hedhur edhe 116-vjeçarja Lee Yong-geum. E pajisur me maskë dhe doreza, ajo shoqërohej nga vajza e saj. 116-vjeçarja Lee Yong-geum është personi më i madh në moshë në jug të kryeqytetit Seul.
Votimet janë të organizuara nën masa të rrpeta ku qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.
Dalje masive në votime u vu re në qytetin Daegu, që është një nga më të goditurit nga koronavirusi në vend. Diskutimi për pandeminë e koronavirusit ka mbizotëruar gjatë këtyre zgjedhjeve që po zhvillohen në kushte të pazakonta.