15:59 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pandemia prek financat e pushtetit të katërt, media apel qeverisë për ndërhyrje

21:18 | 24/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Media në Shqipëri, nën filtrin e politikës”, Zëri i Amerikës: Kryeministri fabrikon lajmet dhe mënjanon filtrin e gazetarit

Spanja po përballet me një krizë të paprecedentë dhe është bërë vendi i dytë në Evropë, pas Italisë, me numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi dhe në këtë situatë të rënduar, mediat spanjolle, po përballen me një kolaps të vërtetë për shkak të mungesës së reklamave, çka i ka detyruar të kërkojnë ndihmë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të përcjellin informacione.

Lexuesit e shtypit të shkruar, audiencat e radiove dhe televizioneve, kanë arritur kulmin në këto kohë, por ngadalësimi ekonomik po kërcënon vazhdimësinë e tyre. “Kur gazetaria është më e nevojshme se kurrë, kur cilësia e informacionit është më e kërkuar se kurrë dhe kur shërbimi i saj në funksion të publikut është më i vlerësuar, situata e mediave bëhet e papërballueshme”, shkruan e përditshmja el pais.

Organizatat e botuesve dhe radiot dhe televizionet private, kanë lëshuar një klithmë për ndihmë, sepse, pavarësisht pafundësisë së informacionit që ofrohet, reklamat kanë rënë rrezikshëm si rezultat i ngadalësimit ekonomik dhe masave të emergjencës të ndërmarra për të përballuar krizën. Dhe kjo, shkruan el pais, kërcënon ekzistencën e tyre, madje më shumë edhe se kriza e 2008-ës, dhe rrezikon humbjen e shumë vendeve të punës e madje edhe mbylljen e gazetave dhe stacioneve radio. “Nëse asnjë ndihmë nuk do të jepet për mediat, atëherë do të ketë një tsunami dhe një tragjedi për demokracinë në vend”, thotë Fernando Yarza, president i shoqatës botërore të gazetave dhe botuesve.

Kriza, siç shpjegon ai, nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë se kaq”. Ndërsa presidenti i shoqatës së mediave informative, Antonio Fernandez Galiano, që mbledh gazetat kryesore në Spanjë, thotë se po përballen me diçka të paprecedentë; kolapsin e të ardhurave në kohën kur ka kapacitete më të pakta financiare se në çdo krizë të mëparshme.

Nëse vazhdohet kështu, thotë ai, atëherë mbyllja do të jetë e pa evitueshme dhe informacioni do të dëmtohet rëndë. Si pasojë, i janë dërguar qeverisë spanjolle disa propozime dhe i kërkon asaj të hartojë një plan specifik që do të evitonte humbjen e shumë vendeve të punës dhe dëmtimin e informacionit, që është edhe një nga shtyllat kryesore të një demokracie.

Sipas shifrave, në ditët e para të izolimit në Spanjë, janë anuluar fushata reklamimi në masën 75 deri në 80 për qind. Për muajin prill, reduktimi sipas drejtuesve të mediave, do të shkojë në rreth 50 për qind. Ndërkohë që ka precedentë për plane publike në mbështetje të shtypit. Ka patur në Spanjë plane të tilla në vitet 1978, 1984 dhe 1991. Ndërsa më të freskët janë planet e vendeve si Franca apo Suedia në mbështetje të shtypit dhe medias.

Etiketa: mediat ne spanje
Pas

EKSKLUSIVE/ “Më thoshte ju jeni familja ime”, u kujdes për 48-vjeçarin që ndërroi jetë, infermierja nxjerr detaje rrëqethëse nga brenda Infektivit

Para

Rama i thotë “Po” Metës, mbledhja e Këshillit të Sigurisë nesër në format të jashtëzakonshëm

Para
Rama i thotë “Po” Metës, mbledhja e Këshillit të Sigurisë nesër në format të jashtëzakonshëm

Rama i thotë "Po" Metës, mbledhja e Këshillit të Sigurisë nesër në format të jashtëzakonshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

Java e Kulturës Italiane në disa qytete të vendit

Kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra pacientë dënohet me 20 vite burg, në ditar shënoi detaje nga sulmet

Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€

Del nga rruga autobusi shkollor, plagosen disa fëmijë në Ukrainë

Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj turmës pranë qendrës së ndihmave në Gaza, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ambasadorët në Prishtinë: Kosova të krijojë urgjentisht institucionet!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.