Vjedhja e një celulari në autobusin e linjës urbane të “Unazës” në Tiranë është kthyer në një makth për pasagjerët. Ata kanë ngleur aty të bllokuar për 20 minuta rresht derisa ka ardhur policia.
Të bërtiturat e një gruaje se i kishin marrë telefonin nga dora detyroi shoferin e autobusit të mos hapte dyert. Nëpërmjet kësaj video të dërguar nga një qytetar në redaksinë e tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”, tregohet situata dhe paniku i shkaktuar në brendësi të autobusit.
Ngjarja është zhvilluar në Blv: “ Gjergj Fishta” , pranë Parkut Rinia nga ora 07:50 deri në orën 08 : 10 të mëngjesit. Por pas ardhjes së policisë e cila filloi të zbriste qytetarët në mënyrë të kontrolluar , denoncuesja konstatoi telefonin e saj të hedhur në një cep të autobusit.
Biseda:
Faturino : Mos u mërzisni, do rregullohet, qetësohuni!
Qytetari 1: Hape derën, kemi për të shkuar në punë, se do ti. Le ta ruante telefonin.
Qytetarja 2: Sa është numri i policisë, (pyet faturinon)
Qytetarja 3: Le të vijë dikush të na kontrollojë, mua ma vodhën telefoni në xhep të pantallonave për Vitin e Ri.
Qytetarja 4: O zotëri na kontrolloni ne dhe të dalim, pasi kam punë në orën 8:00, më jep ti përgjegjësi për punën, ose zonja që i ka humbur, çfarë të bëj unë tani, do flasësh me pronarin në telefon, t’ia shpjegosh.
Faturino: Goce më lër rehat.
Qytetar 5: A të shkojmë ta rrahim (shoferin)
(J.V/Shuplaka)