Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Burrelit. Siç raportohet kati i parë i pabanuar i një pallati, ka marrë flakë. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Më pas zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme.
(J.D/Faxweb.al)