Një person në Francë është qëlluar për vdekje nga ushtarët në Francë pasi sulmoi me thikë kalimtarët.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e trenit St.Charles në qytetin Marseille në Francë.
Sipas BBC një person sulmoi me thikë kalimtarët më pas agresori u qëllua për vdekje nga policia.
Po ashtu forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar të gjithë qytetarët.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, njoftoi se po shkon në vendngjarje. Raporte të pakonfirmuara thonë se dy persona të tjerë mund të jenë vrarë para se autori të qëllohej për vdekje.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqe e kësaj ngjarje të rëndë.
(S.SH/Shuplaka)