Paniku dhe frika nga sulmet terroriste janë shtuar mjaft së fundi në Europë. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme janë evauukuar të gjithë personat e një koncerti në Gjermani. Shkak për këtë janë bërë disa informacione se mund të kishte një sulm të mundshëm terrorist.
Organizatorët e “Rock am Ring” thanë se ky ishte një pezullim i përkohshëm pas këshillimit nga ana e autoriteteve të sigurisë.
“Për shkak të një situate të rrezikut terrorist, ne i thamë organizuesit të ndalojë përkohësisht koncertin si një masë paraprake,” tha në një deklaratë për mediat policia në qytetin e afërt të Koblenzit.
Sigurisht që ngjarja merr përmasa dhe më të mëdha frike sa kohë që kanë kaluar më pak se dy javë nga sulmi në Manchester, ku në koncertin e Ariana Grandes mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën 119 të tjerë kryesisht të rinj.
Ky organizim dhe vitin e kaluar u mbyll jo mirë pasi më shumë se 80 persona mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas goditjes nga rrufetë. (E.K/SHUPLAKA)
The line keeps moving, it is unbelievable how calm and efficient the evacuation @rar2017 has been pic.twitter.com/y8I5HHbYwB
— Rick Fulker (@rickfulker) June 2, 2017