Rrezikon të bjerë një pallat në qytetin e Gjirokastrës. Dyshohet se shkak i gjithë kësaj janë rrëshkitjet e dheut që kanë ndodhur në njërën anë të pallatit.
Pallati që rrezikon rrënien është 8 katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Të gjithë banorët janë në panik kanë dalë jashtë pallatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe gjithashtu dhe ambulanca. Deri më tani nuk raportohet për viktima. Nga shkarjet e dheut janë mbuluar me dhe 4 katet e para të pallatit. Duhet të themi që rreshjet e shiut vijojnë me një intesitet të lartë në këtë qytet dhe kjo rëndon edhe më tej situtatën. Mësohet se janë evakuar një pjesë e mirë e banorëve. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=3YyXJJ_7_LI
Gjendja në katin e parë të pallatit 8 katësh:
Discussion about this post