Një familje në Korçë është përfshirë nga paniku në orët e vona të mbremjes së djeshme. Siç raporton policia, katër persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një banesë me synim grabitjen. Ndërkaq ata gjatë tentative për grabitje kanë dhunuar një nga pjesëtarët e familjes. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(J.D/Faxweb.al)