Skuadra e çaktivizimit të bombave u thirr në një degë të supermarketit të Asda-s pas denoncimeve se një pako e dyshimtë ishte gjetur, raportojnë mediat britanike.
Supermarketi në Stafford duhej të evakuohej dhe njerëzve iu kërkua të largoheshin nga një qendër argëtimi aty pranë, gjithashtu një kordon 100 metra u vendos rreth vendngjarjes.
Policia u thirr në orën 5.50 pasdite, pasi dëshmitarët që denoncuan thanë se pakoja ishte parë në dysheme pranë një bankomati.
Një dëshmitar tjetër i tha Staffordshire Live se ‘Asda dhe Primark janë të rrethuara. Blerësve iu tha që të linin çantat dhe të dilnin nga dyqanet. ‘
Rrugët përreth vendit u mbyllën gjithashtu dhe kompania lokale e autobusëve u detyrua të pezullojë disa shërbime.
Fatmirësisht, Policia më vonë konfirmoi se paketa u cilësua si “jo e dyshimtë”.
Nga ana e tij, një zëdhënës i Policisë Staffordshire tha: “Shërbimet e urgjencës tani janë ndalur në Asda në Stafford pasi u përcktua se një pako që u zbulua nuk ishte e dyshimtë”.
Discussion about this post