Një shqiptar ka shkaktuar momente tensioni në trenin e linjës Milano-Romë. Ai gjatë një zënke deklaroi se në tren gjendej një bombë.
Për pasojë treni i linjës Milano-Roma ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella në mënyrë që t’i nënshtrohej kontrollit dhe verifikimeve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe shqiptari është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nevrikosur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.
Pas kontrollit nga skuadra anti-bombë e policisë italiane ka rezultuar se në tren nuk ndodhej asnjë bombë, shqiptari është dërguar në dhomën e urgjencës. Rreth orës 20:20të mëngjesit udhëtarët hipën përsëri në tren për të vijuar rrugëtimin drejt destinacionit. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post