Katër persona të pranishëm në Konventën Kombëtare Republikane në Charlotte, Karolina e Veriut, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ata janë izoluar menjëherë, ndërkohë që janë testuar rreth 792 persona që ishin staf dhe mysafirë në kongresin katër ditor.
Përvec dy personave nga stafi mbështetës dhe dy personave pjesëmarrës, nuk ka pasur asnjë rast tjetër që është konfirmuar pozitiv.
Rastet e reja ditore kanë qenë në tendencë në rënie në Qarkun Mecklenburg që nga mesi i korrikut, me një ngritje të lehtë gjatë javës së kaluar. Pjesa më e madhe e vdekjeve të qarkut kanë ndodhur në moshën mesatare 60 vjec.
Në shtetin e Karolinës së Veriut, shifrat mbeten të larta ku kulmi u arrit javën e kaluar me 2,700 raste të reja brenda 24 orëve.(A.M/Faxweb.al)