Plagosja e dyfishtë e biznesmenëve në qytetin e Fierit ka shkaktuar mjaft panik në rradhët e banorëve.
Përveç pronarit të byrektores Agur Vrenozin, ka mbetur i plagosur edhe pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha. Pika e këmbimit valuator ishte dhe shënjestra e tre hajdutëve, të cilët u kapën më vonë nga ana e Policisë.
Gazetari i ”Fax News”, Edmond Hoxhaj raporton se ngjarja ndodhi në mes të Fierit, teksa disa hajdutë vodhën një pikë këmbimi valuator. Në përpjekje për ti ndaluar mbeti i plagosur dhe pronari i një byrektoreje aty pranë.
Mësohet se 52-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë të specializuar, kurse Hoxha është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë raportohet se policia ka shkuar me 30 minuta vonesë në vendngjarje. Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër.
Aty është bllokuar nga policia dhe i është sekuestruar edhe një çantë me paratë që kanë vjedhur. Në videon e publikuar nga ‘’Faxweb.al” shihet momenti pas ngjarjes ku dhjetra persona u janë drejtuar bizneseve.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=Qt-fFAGGCF4&feature=youtu.be