Kristian Panuçi, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka mbërritur në Tiranë. Për pak orë do të bëhet dhe zyrtarizimi final i tij.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar për një konferencë për shtyp të presidentit të FSHF-së në orën 11:00 të ditës së mërkurë, dhe tani është e qartë se ajo do të jetë për prezantimin e Panuccit, i cili ka mbërritur në vendin tonë në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë.
Tekniku italian, i cili arriti dy ditë më parë akordin me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve, mbërriti në Rinas pas orës 23:00 dhe i shoqëruar nga zyrtarë të FSHF-së, udhëtoi drejt kryeqytetit.
Në konferencën që do të zhvillohet në orën 11:00 në FSHF, do të zhvillohet edhe ceremonia e hedhjes së firmave në kontratën e teknikut të ri të përfaqësueses shqiptare, i cili ka si objektiv kryesor kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2020.
Kujtojmë se ky ka qenë një muaj mjaft i gjatë negociatash dhe tashmë Kombëtarja Shqiptare nën drejtimin e Panuccit do të vijojë aventurën për një vend në Rusi 2020. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post