Trajneri i kombëtares Kristian Panucci, vijon me sjelljet e tij arrogante në krye të pankinës kuq e zi.
Pas një tjetër zhgënjimi nga ana e kombëtares dhe strategjisë së tij, këtë herë ndaj një Jordanie të dobët, Panucci ka refuzuar Ilda Bejlerin dhe “Supersport” duke u larguar pa dhënë intervistë, gjë që ka sjellë edhe reagimin e gazetarëve të panelit të platformës digjitale që transmeton edhe ndeshjet e kombëtares.
Bejleri e cila po e priste me mikrofon në dorë, e ka quajtur teknikun e kombëtares si arrogant dhe aspak korrekt.
Nga ana tjetër ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e Panuccit.
(B.B/ Faxweb.al)