16:09 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Panuçi dërgon çështjen në Arbitrazh, kërkon 57 mijë euro. Dyfish shpenzimet e FSHF nëse humbet gjyqin

20:40 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen prapaskenat! Panuçi i fut të ‘dridhurat’ Dukës pas shkarkimit: Më takojnë edhe 57 mijë euro

Marrëdhënia mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ish-teknikut të Kombëtares është shndërruar zyrtarisht tashmë në një konflikt të hapur dhe përballje gjyqësore njërit prej të cilëve pritet kushtojë jo pak.

Kjo sepse pretendimet e ish-teknikut kuqezi janë dërguar në Gjykatën e Lozanës nga vetë ai ndërsa mbrohet nga avokati Antonio Rigozzi ndërsa shuma e kërkuar prej tij është 57 mijë euro.

Panuçi është larguar nga drejtimi i ekipit pa dakortësinë e tij, ndërsa ai petendon marrjen e bonuseve që sipas kontratës së tij për periudhën që ia drejtonte kombëtaren tonë, kishte një klauzolë për të cilën barazimet e arritura në shtëpi kanë një shpërblim prej 4000 eurosh, në transfertë 8000, ndërkohë që fitoret e arritura në shtëpi arrijnë shifrën e bonusit prej 10.000 eurosh dhe fitorja në transfertë 15.000.

Refuzimi i dorëheqjes së 46-vjeçarit pas humbjes me Turqinë në “Loro Borici” më 23 marsin e 2019-s duke u paguar deri në fund të vitit të shkuar me një pagë prej rreth 20.000 eurosh në muaj ka shërbyer edhe si një shkëndijë e hapjes së këtij konflikti dhe ngritjes së pretendimeve të tij.

Bilanci i Christian Panuçit në krye të Shqipërisë ishte 15 ndeshje me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Nga ana e saj, FSHF i ka sqaruar ish-trajnerit që shpërblimet ishin të vlefshme për aq kohë sa ai ishte në krye të pankinës kuqezi por me sa duket kjo përgjigje nuk ka funksionuar.

Ajo çfarë do të rëndojë në bilancin përfundimtar të palës që do të humbasë në këtë proces, përveç të tjerave janë edhe kostot e gjyqit. Përveç 57 mijë eurove, Panuçi ka kërkuar që FSH të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit që kanë një kosto përafërsisht sa dyfishi i këtij pretendimi.

Ende nuk ka një datë të bërë publike se kur do të zhvillohet seanca e parë ndërsa palët kanë një afat 3 mujorë.

Që prej ikjes së PAnuçit nga pankina kuqezi, kombëtarja drejtohet nga një tjetër italian, Edi Reja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 57 mije euroarbitrazhKristian Panuçi
Pas

U plagos nga Fatmir Koleci gjatë operacionit, efektivi i FNSH-së niset me urgjencë drejt Traumës

Para

“Të arriturat madhore të saj”, Cakaj takon komisionerin për zgjerimin: Shpresoj vendim pozitiv për Shqipërinë

Para
“Të arriturat madhore të saj”, Cakaj takon komisionerin për zgjerimin: Shpresoj vendim pozitiv për Shqipërinë

"Të arriturat madhore të saj", Cakaj takon komisionerin për zgjerimin: Shpresoj vendim pozitiv për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident rrugor në aksin Cakran–Gorishovë, dy të plagosur

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

Trump do të vendosë tarifë prej 25% për eksportet indiane, vendimi hyn në fuqi në 1 gusht

Tarifat doganore SHBA-BE, liderët të pakënaqur me Von der Leyen! Marrëveshja më e keqe në histori

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare në shtator

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e veprimtarive kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

Konferenca e Gjashtë e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Dikur Shqipëria ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE

Aksident i rëndë në Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes

Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.