Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi në një intervistë për “SuperSport” është shprehur se Kombëtarja do të përpiqet që të jetë sa më serioze gjatë dy ndeshjeve të radhës duke luftuar për të marrë maksimumin.
Në Panuçi ka thënë se tre lojtarët e rinj, Balliun, Ahmedin dhe Memollën i ka ftuar sepse janë në formë të mirë dhe mund të japin një kontribut për Shqipërinë.
“Kundër Lihteshtejnit më 2 shtator do të jetë një ndeshje delikate, ku ne patjetër duam që të marrim një rezultat të mirë. Do të punojmë fort dhe me seriozitet. Edhe kundër Maqëdonisë do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të përpiqemi që t’ia dalim mbanë”, tha Panuçi.
(S.SH/Shuplaka)