DASHI
Kjo jave nuk do jete aspak rutine. Çdo dite do ndodhin gjera qe do ju bëjnë te emocionoheni here për mire e here për keq. E rëndësishme është qe java di mbyllet mire për ju te dashuruarit. Beqaret do e takojnë qe ditët e para shpirtin e tyre binjak dhe gjate gjithë kohës do thurin ëndrra se si t’i çojnë gjerat me tej. E mira do jete qe te mos nxitohen. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e Diellit dhe gjendja do mbetet goxha e qëndrueshme. Mund ta blini edhe objektin qe ja keni vene syrin prej kohesh.
Shëndeti fizik dhe ai moral ka për te qene me i mire edhe sesa ju mendonit. Nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do iu jepen mundësi qe te eci përpara dhe ta tregoni veten tuaj. Tregtaret dhe artistet do jene me te privilegjuarit. Jeta familjare do jete normale.
DEMI
Nëse tregoheni te duruar dhe nëse here pas here hapni rruge, do i kaloni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin ju te dashuruarit. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te merrni fryme lirisht. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene te zënë me pune dhe me angazhime te tjera. Buxheti do jete goxha i mire dhe mund te kryeni edhe disa investime te mëdha. Kjo është koha me e përshtatshme kështu qe përfitoni.
Shëndeti duhet pasur me ne vëmendje. Kujdes me dietat strikte sepse mund t’iu sjellin probleme me vone. Ne pune ka ardhur koha t’i vini ne zbatim te gjitha projektet e bëra. Jeta familjare di jete mjaft harmonike.
BINJAKET
Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin.
Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni atë qe mendoni për diçka.
GAFORRJA
Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër.
Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
LUANI
Mjedisi yjor do iu rezervoje një jete sentimentale harmonike dhe pa probleme ju te dashuruarve. Do ndiheni gjate gjithë kohës te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do reshtni se ia shprehuri ndjenjat njeri-tjetrit. Beqaret vetëm ditën e premte mund te takojnë persona interesante me te cilët mund te fillohet një lidhje. Ne planin financiar nuk do dini ta menaxhoni gjendjen dhe situata mund te marre tatëpjetën.
Edhe shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mund te vuani nga pagjumësia dhe nga stresi. Ne pune te gjitha planet qe keni bere do ju ecin me se miri dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Jeta familjare do jete si zakonisht.
VIRGJERESHA
Marrëdhënia me atë qe ndani jetën do jete mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do te ndodhe por mjafton qe rutina do te largohet. Kjo është me e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqaret te kenë takime interesante neper vende shume te veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofroje ndihmën e saj ne planin financiar. Pas sakrificave qe do bëni do merrni mjaft përfitime.
Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do ndikoheni nga Merkuri i cili do iu beje me këmbëngulës dhe te duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka. Familja ne përgjithësi do jete e qete.
PESHORJA
Këtë jave jete juaj ne çift do jete tej mase e bukur. Te gjithë yjet do bëhen bashke dhe do ju ndihmojnë te jeni te lumtur. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka tjetër. Ne fillim do ndiheni ne siklet, por me pas gjithçka ka për te ndryshuar. Here pas here do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te shpenzoni pafund pa menduar për te ardhmen.
Për shëndetin kujdesuni pak me tepër sepse po e late pas dore gjendja mund te rendohet. Ne pune do dini te organizoheni dhe te koordinoheni me koleget tuaj ne mënyrë qe te arrini me shpejt atje ku doni. Familja nuk do ketë asnjë tronditje.
AKREPI
Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni një klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar.
Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. karriera do te ece para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.
SHIGJETARI
Nëse nuk doni te keni probleme dhe debate me partnerin tuaj mundohuni t’i përkushtoheni me tepër atij dhe te lini çdo gjë tjetër ne plan te dyte. Beqaret do bëjnë gjithçka për ta ndryshuar statusin e tyre, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Gjithçka do mbetet thjesht ne kuadër te njohjes. Ne planin financiar për fat te mire do ju ndihmojnë disa miq te ngushte dhe nuk do keni probleme. Nëse nuk do ishin ata me zor do ja dilnit.
Gjendja shëndetësore here pas here do ketë shqetësime te vogla. Ne pune edhe sikur te jeni te sigurte për hapat qe duhet te hidhni duhet te veproni me diplomaci dhe përkujdes te madh. Familja do ju ofroje ngrohtësinë qe aq shume e dëshironi.
BRICJAPI
Priten ndryshime pozitive këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni me shume dite te mbushur me entuziazëm dhe emocione. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do munden dot te fiksohen pas dikujt duke humbur kështu mundësi te mira. Me shpenzimet tregohuni realiste sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Huat shmangini me çdo kusht.
Shëndeti do mbetet gjithë kohës i mire. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Ne pune do jeni me te motivuar dhe do keni energjinë e duhur për te hedhur hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Do ndiheni mire ne çdo moment.
UJORI
Neptuni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe debatet me partnerin do jene me te shpeshta. Do jeni me te drejtpërdrejtë nga sa duhet dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre sepse po ngurruan për shume kohe kane pe t’i humbur mundësitë e mira. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi here pas here, por ne përgjithësi gjendja do mbetet e mire.
Shëndetin duhet ta keni gjithë kohës ne vëmendje pasi nuk do jete aspak i mire. Ne pune do jeni me te motivuar dhe keni për te pasur goxha arritje. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Familja do jete gjithë kohës e qete.
PESHQIT
Ka rrezik te kaloni një periudhe te tensionuar këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do debatoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do e ulni hundën për asgjë. Beqaret do kenë një dite te mbushur plot vështirësi dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Nëse keni parashikuar te bëni blerje apo investime për ne shtëpi, bëjeni këtë jave sepse influenca e yjeve do jete pozitive.
Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do jeni gjithë kohës ne forme te shkëlqyer dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do bëni ndryshime rrënjësore te projekteve dhe keni për te pasur me shume arritje. Edhe pse pak vone me mire se kurrë. Jeta familjare do jete shume e këndshme.