Vendimi i zv/trajnerit të kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, për t’u larguar nga stafi drejtues i kuqezinjve nuk është pritur mirë nga “Tifozët Kuq e Zi”.
Por pavarësisht kësaj, ata vlerësojnë punën e italianit në Kombëtare dhe i urojnë suksese në detyrën e re.
“Paolo, nuk na vjen mirë aspak që nuk do të jesh më trajner i Kombëtares, por pavarësisht kësaj ne si Tifoza Kuq e Zi të urojmë jetë të gjatë dhe shumë suksese ne karrierën tënde si trajner. Ti do mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeriu që me punë shumë e me fjalë pak na bëri ta jetojmë atë që e kishim ëndërruar prej brezash. Me punë e meritove respektin e tifozëve sepse respektin e dhe qysh prej ditës së parë kur erdhe në Shqipëri. Faleminderit për gjithçka që i dhe Kombëtares tonë. Me respekt Tifozat Kuq e Zi”, shkruhet në postimin e TKZ-së.
Paolo Tramezzani ka qenë krahu i djathtë i Gianni De Biasit, që kur ky i fundit mori drejtimin e Kombëtares, ndërsa është vlerësuar për punën e tij me talentet jashtë Shqipërisë.
Pas vendimit të tij për të drejtuar Luganon reagoi edge FSHF, e cila zgjidhi kontratën me Tramezzanin. (A.R/SHUPLAKA)