Media italiane i ka kushtuar një shkrim vizitës së presidentit Meta në Vatikan dhe takimit të tij me atin e shenjtë Papa Francesku.
Biseda mes papës dhe presidentit Meta, u fokusua tek e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst Papa u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është dhe duhet të jetë drejt Bashkimit Evropian.
“Tirana ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009. Dhe në vitin 2015, Këshilli i BE-së i dha asaj statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Pritet që negociatat zyrtare të fillojnë në qershor 2019, në më pak se një vit. Pengesat kryesore në të cilat Shqipëria duhet të bëjë “përpjekje të konsiderueshme” për Brukselin për të përmbushur standardet e Bashkimit, kanë të bëjnë me kapituj të ndryshëm”, thuhet në shkrim.
(B.H/Faxweb)