04:46 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

14:45 | 01/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitare

Nagorno-Karabak

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, për ta kthyer paqen në Nagorno-Karabak, duke shtuar se ky rajon është duke përjetuar krizë humanitare.

“E kam ndjekur situatën dramatike të zhvendosjes së njerëzve nga Nagorno-Karabaku në ditët e fundit dhe e përsëris thirrjen time për bisedime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shpresuar se bisedimet mes palëve do ta sjellin një marrëveshje afatgjate, e cila do t’i japë fund krizës humanitare”, tha papa të dielën.

Më shumë se 100.000 refugjatë kanë mbërritur në Armeni që prej operacionit ushtarak të Azerbajxhanit për ta rimarrë kontrollin në Nagorno-Karabak, tha të shtunën Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më 28 shtator, liderët e Republikës së Nagorno-Karabakut kanë thënë se entiteti i tyre, i stilit separatist, do të pushojë së ekzistuari prej 1 janarit.

Presidenti i Karabakut, Samvel Shahramanian, tha se ky vendim është marrë pas situatës së krijuar dhe pasi Azerbajxhani e ka fituar kontrollin e plotë në këtë rajon.

Në dekretin e tij është përmendur arritja e një armëpushimi javën e kaluar për t’iu dhënë fund luftimeve.

Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut.

Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të.

Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët e tij janë kryesisht armenë etnikë dhe kanë Qeverinë e tyre, e cila ka pasur vazhdimisht lidhje të ngushta me Qeverinë në Armeninë fqinje, por nuk është njohur zyrtarisht prej saj apo shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Armenët, të cilët janë të krishterë, pretendojnë se kanë një dominim të gjatë historik në këtë zonë, që daton disa shekuj para Krishtit.

Azerbajxhani, banorët e të cilit janë kryesisht myslimanë, e lidh gjithashtu identitetin e tij historik me këtë territor. Ai i akuzon armenët për dëbimin e azerbajxhanasve që kanë jetuar aty në vitet 1990./ REL

Etiketa: ArmeniAzerbajxhanNagorno-Karabakpapa francesku
Pas

Deklaratat e Ramës për KFOR/Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë me Ranën për këtë deklaratë

Para

“Është idiotësi se si i pësojmë këto gola”, Kimmich nuk kursen kritikat ndaj ekipit të tij

Para
“Është idiotësi se si i pësojmë këto gola”, Kimmich nuk kursen kritikat ndaj ekipit të tij

"Është idiotësi se si i pësojmë këto gola", Kimmich nuk kursen kritikat ndaj ekipit të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.