Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut në moshën 88-vjeçare. Begaj shkruan se do ruajë përherë në kujtesë takimet mes tyre.
Më tej thekson se do i bashkohet lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe.
Reagimi i Begajt:
Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.
Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona.
I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!