Papa Françesku u shfaq sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur turmat, të cilët e pritën me brohoritma.“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta.Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.