11:39 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Papa Francesku u lut për Shqipërinë, Meta i dërgon mesazh: Vëmendja juaj na mbush me shpresë

16:46 | 11/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Papa Francesku u lut për Shqipërinë, Meta i dërgon mesazh: Vëmendja juaj na mbush me shpresë

Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta I ka dërguar mesazh falenderimi Papa Franceskut pasi ky i fundit u lut për Shqipërinë në meshën e së djelës për përmbytjet e fundit në vend.

Mesazh i Presidentit te Republikes, Ilir Meta drejtuar Atit te Shenjte, Papa Françeskut:

Shenjtëria Juaj,

Kam nderin e veçantë që në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhin Tuaj gjatë Meshës së Shenjtë të ditës së djelë dhe fjalët Tuaja mbështetëse, solidarizuese e inkurajuese për popullin shqiptar dhe vendin tim të goditur së fundi nga moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij.

Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmëndja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qendruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve.

Ndaj me Ju, Ati i Shenjtë, mendimin se, të gjithë së bashku duhet të ndajmë më shumë përgjegjësi, të tregojmë vetëdije më të qartë e të kujdesemi me më shumë përkushtim ndaj Planetin Tonë të dashur, për të përballuar dhe luftuar fenomenin shqetësues të ndryshimeve klimatike, duke marrë vendime kurajoze të cilat, në të njëjtën kohë, do të luftojnë edhe varfërinë dhe do të ndihmojnë njeriun dhe shoqërinë njerëzore të zhvillohet dhe të begatojë më tej.

Më lejoni t’ Ju siguroj sërish Ati i Shenjtë se ne jemi shumë të lumtur që ngjarje të rëndësishme historike dhe shpirtërore botërore qendrojnë në themelet e shëndosha të marrëdhënieve të veçanta institucionale mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Ilir Meta-Papa francesku
Pas

Themelimi i Partisë Demokratike, Astrit Patozi: Basha ka shkatërruar kolonat që mbajnë në këmbë një parti

Para

Frederica Mogherini: BE nuk do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit

Para
Frederica Mogherini: BE nuk do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit

Frederica Mogherini: BE nuk do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç akuzon Kurtin për tensione në rajon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë

Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, mungon Berisha: Do përfaqësohem nga avokatët

E rëndë në Gjakovë! Dy punëtorë humbin jetën pas rrëzimit nga një objekt ndërtimi

Aksion për ndotjen akustike në Durrës, policia ngre pika kontrolli: Qytetarët të denoncojnë çdo shkelje

Berisha e kalon personale me gjyqtaren Irena Gjoka: I mori burrin dhe pastaj 60 milionë borxh

Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Ta quajmë Irena Dumani, na ngeli bosh mbiemri nga ‘Altin Troplini’!

Sulme të reja në Gaza/Forcat izraelite nisin ofensivë në pjesën qëndrore të territorit

Berisha sulme të ashpra: Irena Gjoka mashtruese ordinere! Kreu i SKAP-it, anëtar i organizatës së Troplinëve

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it dhe banesave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.