Papërgjegjshmëri totale mund të konsiderohet situata në Elbasan teksa sot u konfirmuan tre raste të reja me Covid 19-te brenda së njëjtës familje.
Burime kofidenciale bëjnë me dije për Faxweb.al se kryefamiljari i cili ndonëse ka rezultuar negativ pas marrjes së tamponëve një natë më parë dyshohet se ka infektuar bashkëshorten punonjëse banke dhe dy vajzat e tij të rritura. Mësohet se më datë 14 mars burri në profesion përkthyes ka pasur kontakte me familjen e infektuar me herët në Elbasan, konkretisht me kryefamiljarin 62 vjeç.
Pavarësisht se ky i fundit kishte vënë në dijeni DSHP për kontaktet e tij dhe punonjësit e kësaj të fundit ishin lidhur me kryefamiljarin e familjes se infektuar së fundmi ky i fundit i kishte shpërfilluar telefonatat dhe informacionin. Madje nuk ka vënë në dijeni as familjen e tij.
Madje ka vijuar të jetë në punë deri të hënën e kësaj jave, pasiqë punon si përkthyes. Kontaktet e tij me qytetarët kanë qënë të shumta, ndërsa po kaq shqetësuese janë edhe kontaktet e bashkeshortes së tij me detyrë Zv.Drejtore banke me stafin dhe më pas me qytetarët.
Nga ana tjetër edhe vajzat e infektuara kanë pasur kontaktet e tyre. Mësohet se gruaja qysh mbrëmë është transportuar te infektivi në Tiranë, pasi vuan nga diabeti dhe ka probleme me mushkëritë, duke e vënë në rrezik jetën e saj, ndërsa dy vajzat janë duke e kaluar situatën në shtëpi të vetëizoluara. 3 rastet e sotme e cojne numrin e te infektuarve ne Elbasan me Covid 19-te në 8, të shpërndarë në tre familje, ndërsa një ditë më parë u shërua edhe rasti i parë.
Lexo edhe lajmet:
Zv. drejtorja rezultoi pozitive me COVID-19, merret vendimi përfundmitar për bankën në Elbasan