Pamje të reja janë publikuar lidhur me aksidentin tragjik ajror ku një aeroplan u rrëzua në Havana dhe humbën jetën 110 persona.
Aeroplani u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jose Marti në periferi të kryeqytetit kubanez. Videoja shfaq momentin kur rrëzohet aeroplani në një zonë malore, disa kilometra larg aeroportit nga ku ishte ngritur në ajër.
Autoritetet kubane thanë në një konferencë shtypi të shtunën në aeroportin e Havanë se 99 prej udhëtarëve të vrarë ishin kubanë.
Nga aksidenti i tmerrshëm kishin arritur të mbijetonin vetëm tre persona.
Kutia e zezë është gjetur dhe thuhet të jetë në gjendje “të mirë”.
Punonjësi i supermarketit Jose Luis tha: “E pashë atë duke u larguar. Papritur, bëri një kthesë dhe u rrëzua “.
Aksidenti po konsiderohetsi tragjedia më e madhe ajrore në 30 vitet e fundit në ishujt Karaibe.
(B.H/Faxweb)