Pavarësisht se qyteti i Milanos mbetet thuajse bosh gjatë pushimëve, policia italiane ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për aktivitet kriminal. Siç raportojnë mediat italiane 47 vjeçari Italian dhe shqiptari 29 vjeçar ndanin të njëjtën shtëpi dhe gjatë një kontrolli rutinë, policia arriti të sekuestrojë drogë, armë dhe para.
Brenda shtëpisë së përbashkët u gjet edhe një armë, 147, 7 gramë kokainë, 16 gramë marijuanë, 0,35 gramë hashash dhe 14 fishekë të kalibrit të 12 dhe 3.150 euro.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post