Një demokrat ka shkaktuar pak zhurmë mbrëmjen e sotme në Foltoren e Berishës në Kavajë.
Ai mori fjalën dhe fillojë të flasë për skema vrasje që Kryeministri Rama ka përdorur kundër tij që nga viti 1998.
Mirëpo teksa ku demokrat nuk po lëshonte mikrofonin dhe salla shpërtheu kundër tij, u desh ndërhyrja e stafit për të organizativ për të qetësuar situatën dhe për të marrë mikrofonin.
Pjesë nga biseda;
Demokrati: Armiku numër 1 i kombit shqiptar pas 90 është Edvin Rama. Jam Admir Marizi. Fjala është e lirë, ju lutem. Pse është ky fundi i Ramës? Unë kam 28 vite që jetoj në emigrim. Kam dy vite që jam kthyer nga pinjollë, për arsye dhe motive të ndryshme. Ju lutem, nuk fitohet me ulërima. Kam një vajzë. Para dy vitesh jam kthyer me forcë, me dhunë nga pinjollë të dërguar nga Edi Rama. Kjo është skema vrasje që ka përdorur që me kthimin nga Franca. Në 98 më ka dërguar një nga Librazhdi. I dërguari i PD-së në ato vite dhe më shprehet, në ndërmarrjen ku punoja unë në Itali. Edvin Rama kam 7 vite që nuk shikoj vajzën time me sy, që kur ishte 13 vjecce. Kam 1 vit që nuk i dëgjoj zërin. Ju lutem. Zoti doktor, këto që ndërhyjnë janë të dërguarit e Edvin Ramës. Para dy vitësh në një nga burgjet më famëkeq të botës, një i dërguar i Ramës më vjen dhe më pyet, me kë je me Ramën apo me Berishën. Përgjigjen ia thashë.
Berisha: Zotëri i mbajta shënim të gjitha ato që thatë.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post