Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, pasi nesër do të jetë dita e heshtjes elektorale. Mirëpo mbrëmjen e sotme, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar se pikërisht tani është koha kur fillon shit-blerja e votës, një fenomen që ka ndodhur për vite me radhë në Shqipëri.
“Kujdes!Tani fillon blerja e votës. Hashashi ka shumë para në dispozicion! Kush blen votën është i pafytyrë, por kush e shet është faqezi!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se ish-ministri i Drejtësisë, ka qenë një ndër zërat kryesorë kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me fenomenin e kanabizimit të vendit. Madje ka qenë pikërisht zëri i tij, që ka ndikuar në vendimin e Ramës për ta shkarkuar. (D.D/Shuplaka)