16:13 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Para largimit përfundimtar, zv/kryeministrja Mandija vulos si legjitim raportin e ministrave teknikë

19:29 | 17/08/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Punësoi 164 persona për fushatë”, zv/kryeministrja Mandija kallëzon “Albpetrolin”

Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija në mbyllje të procesit zgjedhor dhe mandatit të Task-Forcës për zgjedhjet 2017 ka firmosur si legjitim raportin e ministrave teknikë.

Përpara largimit nga detyra, Mandija ka falënderuar të gjithë anëtarët e “Task-Forcës” përmes një njoftimi për mediat, ku shprehet se raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet, do të jetë një udhërrëfyes për forcat politike në të ardhmen.

LETRA E MANDIJAS

Të gjithë anëtarët e Task-Forcës për kontributin e dhënë përmes informacioneve, raportimeve dhe diskutimeve në funksion të monitorimit të procesit zgjedhor si dhe për gjetjet e konstatimet gjatë këtij procesi;

Anëtarët e ftuar të Task-Forcës për pjesëmarrjen në mbledhjet e Task-Forcës dhe bashkëpunimin si dhe për informacionin e dërguar prej tyre;

Institucionet  e tjera dhe ato të pavarura për informacionet, raportimet dhe problematikat e dërguara lidhur me procesin zgjedhor në zbatim të VKM 473/2017.

Një  falënderim i sinqertë shkon për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin dhe asistencën në hartimin dhe përgatitjen e akteve nënligjore në kuadër të këtij procesi, për ekspertizën e tyre dhe për pjesëmarrjen në mbledhjet e Task-Forcës.

Gjithashtu një falënderim i veçantë është për median e shkruar, audio-vizive dhe online për pasqyrimin korrekt dhe çast pas çasti të punës së Task-Forcës përgjatë procesit zgjedhor.

Raportimet në media për gjetjet dhe qëndrimet e Task- Forcës kanë kontribuar në realizimin e synimeve të saj dhe konstatimin e realitetit në të cilin zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Task -Forca është përpjekur të jetë transparente me median dhe kjo është shprehur përmes qindra lajmeve, një numër të madh njoftimesh për shtyp, daljesh televizive dhe intervistash në oraret më të ndjekura të emisioneve shqiptare.

Në përfundim të procesit zgjedhor materiali përmbledhës që pasqyron gjetjet dhe konkluzionet e ministrive dhe të institucioneve të tyre të varësisë, dërguar me shkrim apo të diskutuara në mbledhjet e Task-Forcës, përbën produktin përfundimtar të punës që i shpërndahet anëtarëve të Task-Forcës, subjekteve zgjedhorë, OJF me objekt veprimtarie në fushën e zgjedhjeve si dhe partnerëve ndërkombëtarë e pjesëmarrësve të tjerë në proces.

Çdo e dhënë në materialin përmbledhës është një pasqyrim i saktë, i konsoliduar dhe sistematik i të gjithë informacionit dhe raportimeve në kohë të bëra veçmas nga secila ministri, si organ kushtetues, në përputhje me sferën e përgjegjësisë shtetërore që mbulon.

Ky material do të shërbejë në të ardhmen për forcat politike, por edhe për institucionet shqiptare që të reflektojnë lidhur me sjelljen institucionale dhe politike si dhe për të kryer ndryshimet e duhura në kuadrin ligjor me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike në të mirë të qytetarëve shqiptarë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ledina Mandija
Pas

Europa League/ Skënderbeu po luan mire në minutat e para, gafa e vijërojtësit u mohon golin e rregullt korçarëve (VIDEO)

Para

Incident në minierën në Mat, plagosen dy minatorët gjatë orarit të punës

Para
Shpërthim me eksploziv në minierëne  kromit në Bulqize, kur ndodhi dhe çfarë u dëmtua

Incident në minierën në Mat, plagosen dy minatorët gjatë orarit të punës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bintsuka ende pezull, ofertat nga jashtë “trembin” te Partizani

“Problemi mes Sirisë dhe Izraelit mund të zgjidhet”, ambasadori i SHBA-së në Damask: Duhet nisur me një pakt mos sulmimi mes dy vendeve

Turqia dhe Rusia diskutojnë një ndër projektet më të mëdha energjetike të Turqisë

E kryer/ Martin Zubimendi afrimi i parë i Arsenalit, zhvillohen vizitat mjekësore

I revokoi të drejtën e pranimit të studentëve të huaj, administrata Trump i jep 30 ditë kohë Harvardit për të paraqitur argumentet e tyre

Von der Leyen merr çmimin e ‘Karlit të Madh’

Trump fillon heqjen e vizave për të huajt, avokatët e Harvardit dhe Qeveria sot në Gjykatë

Shqipëria në forumin e 4 ligjor BE-Partneriteti Lindor, kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin, përafrim me praktikat më të mira evropiane

Kush përfiton nga fondi i skemës kombëtare në bujqësi?

Demokratët pa “karrige” zhgënjim nga Berisha: PD humbje turpëruese. Të iki Rama që të vijë non grata?! Fitoi “pakti” me Ramën , mbetën “pazarxhinjtë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.