04:16 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të varem në litar nëse kam marrë 1 dollarë”, shpërthen Refik Halili pas akuzave për trukim ndeshjesh: Ja çfarë ndodhi në Ballsh

20:18 | 02/07/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akt terrorist? Presidenti i FK Tiranës i përgjigjet Partizanit: Hetimet provojnë diçka tjetër

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nëpërmjet një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, ka folur në lidhje me ngjarjen e shëmtuar që ndodhi në Ballsh, ku janë ngritur aludime të shumta për tolerim. Ja deklarata e Halilit:

“Miqtë e mi po më thonë që ka komente nga më të ndryshme për këtë ndeshje. Nuk mund të hidhet një baltë e tmerrshme në një moment të vështirë që klubi jonë ka qenë duke bërë një rotacion të madh dhe të gabuar.

Nuk mund ta hedhin skuadrën poshtë. Unë si klub do të filloj të bëj një analizë të thellë me detaje. Do të bëj një gjykim brenda për brenda skuadrës. Skuadra jonë të gjitha ndeshjet i ka bërë me gjak dhe djersë me një kontribut të jashtëzakonshëm time. Duke filluar nga ndeshja me Partizanin ku dhashë një premio të madhe. Është për t’u dënuar zhvillimi i ndeshjes, Nuk i besoja syve se çfarë po bëja.

Lus Zotin dhe perëndinë, që ishalla më ka ndihmuar mirë. Nëse ka një njeri që do ta shembë kalanë. Unë jam aq i mirë po aq edhe i poshtër. Nga Kupa skuadra jonë nuk është eliminuar. Ne do të kualifikohemi. E kam të bindur se do të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Futbollistët kanë dëshirën e tmerrshëm që donin të luanin kundra Kukësit dhe Partizanit. Ndoshta ndeshja mund të jetë e kapur nga persona të tjerë.

Do të bëjë një gjykim tipin me detaje. Nëse aty ka pasur ndonjë kurth për të dëmtuar klubin tonë dhe për të fituar nga ana financiare. Janë shkatërruar dhe i kanë humbur të gjitha fitimet. Pashë diçka që nuk më pëlqente rreth e rrotull me njerëz që nuk i njoh. Këtë do ta bëj një gjykim. Ja ve pak fajin edhe ngarkesës edhe ndryshimeve në formacion. Një vetëbesim i stafit që edhe po humbëm këtu do ta fitojmë ndeshjen në Tiranë.

Nuk ka gjë që nuk dihet në Shqipëri. Nuk ka gjë që nuk merret vesh. Jam i gatshëm për të gjithë. Në qoftë se unë kam marrë 1 dollarë, pranoj të varem në litar. Unë me kontributet e mija që kam dhënë 14 milionë euro, nuk ankohem, i kam dhënë me dëshirën time. Po e çoj klubin aty ku duhet të jem. Nuk mund të lej unë klubin për 50 mijë euro apo për 300 mijë euro të shkatërroj klubin. Nuk ka burrë në qiell apo në toke që mua të më vejë me shpatulla pas murit. Unë kam besuar te stafi. Kurrë nuk i kam ndërhyrë stafit. Punët kanë vajtur vaj.

E konfirmoj edhe Egbonë që do të jetë trajner i Tiranës. I kam thënë që përfundojmë kampionatin dhe nënshkruajmë marrëveshjen e reja. Ashtu siç do ketë edhe njerëz që do të afrohen dhe do të largohen. Për të gjithë këto që thashë jam absolutisht i hapur. Po i ve faj edhe ndryshimit të formacionit dhe kohës. Unë vetë isha lagur qoftë edhe nga sikleti.

A e ka lënë ndeshjen Tirana dhe kush është ai burrë që mund të sfidojë presidentin nga brenda?

Kur shikoja që Lika priste shumë topa, mu bëhej shumë qejfi. S’po arrija të merrja vesh. Kishte një farë tolerimi nuk më pëlqente. Nuk arrita ta kuptoj. Nuk dua të ul asnjë lojtar. Nuk them që ka njerëz që kanë ndërhyrë brenda. Do bëj hetim nga brenda. Do mblidhet e gjithë skuadra sot dhe do të diskutojmë. Të shkatërrojmë atë që është për të shkatërruar. Skuadra do reagojë dhe do të shikojmë fuqinë që ka kjo skuadër. Ndeshjet i kemi marrë me gjak dhe shumë mund.

Si duhet të ndihet një tifoz i Tiranës kur shikon atë ndeshje?

Çfarë nuk kemi dëgjuar. Nuk i falet që t’i ndodhi kjo klubit të Tiranës. Nuk është se u përmbys bota. E rëndësishme është që nga drejtuesit e klubit të Tiranës, kurrë nuk është futur një dollar i pisët. Sa herë më pyesin dhe më thonë nga i ke marrë këto të ardhura, paraqes të ardhurat e pronave të mija. Vetëm ketë vit kam shitur 4 milionë euro prona. Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Do ta rikuperojmë të gjithë me sjellje dhe mirësi. Dëmi i atyre njerëzve do të jetë shumë i madh, se ndoshta nuk u realizua ajo që kanë dashur t’i bëjë. Ka dhe një farë tolerance, jo të gjithë të futen në një grup.  Në klubin tonë nga të gjithë ata djem nuk është futur asnjë dollar i pisët nga xhepi i tyre.

Pas

Avdullah Hoti e ‘mbush’ Kosovën me zv.ministra/ 45 ka emëruar deri tani, ja sa të tjerë ka në mendje

Para

Afati deri në Vjeshtë/ Facebook, YouTube, Twitter përballë rregullave të reja. Kufizimi i detyrueshëm

Para
Afati deri në Vjeshtë/ Facebook, YouTube, Twitter përballë rregullave të reja. Kufizimi i detyrueshëm

Afati deri në Vjeshtë/ Facebook, YouTube, Twitter përballë rregullave të reja. Kufizimi i detyrueshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.