Në një analizë ku vihet në qendër Partia Demokratike dhe përçarja që ka përfshirë atë, sidomos pas humbjes të pësuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit, analisti Andi Bushati sugjeron që përpara se të ndahet me Lulzim Bashën, Partia Demokratike duhet të gjejë forcën për t’u ndarë nga ish-kreu i saj, Sali Berisha.
Sipas Bushatit, më shumë sesa për interesin e qytetarëve, të interesuarit për garën duken të interesuar të marrin përkrahjen e një fosileje politike si Berisha. Sa për Lulzim Bashën, Andi Bushati shkruan se Basha arriti të përjashtojë gjithë gardën e vjetër, por nuk mundi të hiqte dorë nga njeriu që shqiptarët e refuzojnë me këmbëngulje, Berisha.
“Gara e sapo hapur për kreun e PD-së po vë në dukje fallcitetin e palëve që janë në lojë. Më shumë sesa për interesin e qytetarëve, për mënyrën e të bërit opozitë dhe për të ndërtuar të nesërmen, ato po duken të interesuara të marrin përkrahjen e një fosileje politike si Sali Berisha.
Lulzim Basha e rakordoi deklaratën e ngrirjes, madje dhe datën e shkrirjes në zyrtën e tij. Ai me gjithë gjëmën që i ndodhi nuk pati guxim të thotë, se një pjesë e saj erdhi edhe për faktin se nuk u nda dot nga trashëgimia e qverisjes së keqe të katër viteve më parë. Ai edhe në fushatë përjashtoi gjithë gardën e vjetër, por ruajti me kokëfortësi si një aset të rallë, njeriun që shqiptarët vazhdojë ta rrefuzojnë me këmbëngulje. Por, nëse për Bashën dihet, nëse për atë shumëkush mendon se nuk mund të ekzistojë qoftë edhe një ditë më tepër në PD pa mbështetjen e liderit historik, çudi po bën fakti se edhe kundërshtarët e tij po duan të marrin mbështetjen e Berishës për të mundur kryetarin e ngrirë.”, shkruan Bushati.
Për kritikët e Bashës, analisti shprehet se ata e kritikojnë Lulzim Bashën për ato gjëra që ia kanë falur Berishës, bëjnë sikur harrojnë shpërdorimin e mandatit duke mbrojtur të kaluarën, apo se tonet e të parlamentit të së enjtes i caktonte Berisha.
Ndaj, Andi Bushati thekson se përpara se të ndahet me Bashën, PD-ja duhet të ndahet nga Berisha, në të kundërt një kopje e ndryshme e të njëjti model do të ishte një mjerim i madh.
“Të gjithë ata që kanë qëlluar me artileri të rëndë kundër njeriut që i humbi 200 mijë vota PD-së (14 mandate deputetësh) po e përjashtojnë automatikisht nga përgjegjësia e kësaj humbjeje doktorin. Ata edhe kur pyeten drejtëpërdrejt i dredhojnë përgjigjes, nuk guxojnë ta prekin këtë tabu dhe kritikojnë Bashën edhe për ato mëkate që ia kanë falur për vite me radhë Berishës. Ata bëjën sikur harrojnë se PD e shpenzoi një pjesë të mirë të këtij mandati duke mbrojtur trashëgiminë e së shkuarës, se në të enjten e parlamentit tonet e politikave të demokratëve i caktonte Berisha, se në studiot televizive që shfaqej, ai kishte dyfishin e audiencës së pasardhësit, se socialistët atë vendosën si targetin kryesor të goditjes. Pra shkurt, se në 25 qershor, shqiptarët votuan edhe pro apo kundër Berishës.
Natyrisht Lulzim Basha ka përgjegjësi maksimale që nuk e shmangu dot këtë fat. Ai duhet të largohet ndoshta përgjithnjë nga politika edhe për faktin se nuk arriti të bëhet më shumë sesa kopja e origjinalit. Por t’a luftosh atë duke propozuar një kopje të ndryshme të të njëtit model, është një mjerim i madh. Sepse përpara se të ndahet me Bashën ,PD-ja duhet të gjejë forcë të ndahet me Berishën. Pa prekur këtë tabu, pa hapur debatin mbi thelbin e problemit, gjithçka në këtë parti është e kotë. Me apo pa Bashën ajo do të mbetet një humbëse e madhe.”
(XH.A/SHUPLAKA)