21:43 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Para nga kriminelët?! Prokurori Cama: Unë e kam dhënë provën e zjarrit, s’kam bërë as pushime jashtë shtetit!

11:27 | 11/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KPK i gjen deklarim të rremë, drejt djegies dhe prokurori i ”21 Janarit”?!

Adriatik Cama është prokurori që ka dalë sot para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për t’u njohur me gjetjet që kanë kryer anëtarët e këtij komisioni, gjatë hetimit të tyre për veprimtarinë profesionale, morale dhe pasurinë e tij.

Cama është kandidat dhe për KLP-në, ndërsa një nga çështjet më të rëndësishme që ai ka hetuar, është ajo për 21 Janarin.

Sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.

Ndërkohë që një tjetër akuzë që DSIK ka ngritur në drejtim të tij është fakti që Cama ka marrë para nga grupe kriminale, kur ka qenë prokuror në Lushnje.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë me forcë nga ana e prokurorit, i cili ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona të thërriteshin si dëshmitarë.

Cama: Nuk kam bërë pushime, edhe jashtë shtetit nuk kam shkuar asnjëherë për pushime por vetëm për trajnime kam dalë. Jam munduar të kursej. Përsa i përket depozitës bankare tek intesa sanpaola ka qene garanci prej 4 mijë euro për të siguruar një vizë për jashtë shtetit. Deklarimet kanë patur pasaktësi jam dakord. Por më herët e kemi parë si të pa vlerë.

Kundërshtoj me forcë konkluzionet e DSIK, që mendon se une jam i papërshtatshme për vazhdimin e detyrës. Gjate gjithë kohës kam punuar me ndërgjegje dhe profesionalizëm. Kam kërkuar të thiren këtu si dëshmitarë personat që pretendojnë se do më jepnin lekë. Unë nuk e kam zëvendësuar prokuroren pasi jam informuar konfidencialisht nga policia gjyqësore se masa e sigurisë po kërkohej për ti bërë presion personit të proceduar.

Per këtë arsye bëra zëvendësimin duke ia kaluar çështjen në magjistrat. Kam bërë punën e prokurorit në 1997-tën dhe nuk jam tutue nga kriminelët. Në 2011 në ngjarjet e 21 janarit kam bërë detyrën, dikush tjetër nuk e ka bërë. Unë e kam dhënë provën e zjarrit. Nga 2004 deri në 2010 në Lushnje nuk kam bërë miq se kështu është puna. Ju duhet të shikonit kush është personi që pretendon që më ka ofruar lekë, pasi ky është veprim dashakeq. Nuk kam pranuar që të jem pjesë e akteve korruptive, nuk ka person në botë të më thotë që të kam dhënë lekë.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Video/ “Beogradi të digjet”, mbrojtësi kroat nuk përmbahet, rrezikon…

Para

Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

Para
Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

Trump ‘trondit’ europianët: Gjermania kontrollohet plotësisht nga Rusia, kjo është një gjë shumë e keqe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.