Trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, në “La Domenica Sportiva ka kritikuar skuadrën e Interit. Ai u ka bërë thirrje drejtuesit të këtij klubi, që në zgjedhjen e tyre të bazohen te cilësia njerëzore dhe jo vetëm te teknika e e lojtarëve.
“Pas periudhës së ‘Triplete’ të Zhoze Murinjos, Interi nuk kishte ndonjë paraqitje kushedi se çfarë. Çdo trajner që ka ardhur në klub nuk ka dhënë ndonjë ndikim të madh.
Problemi nuk është në aspektin teknik, por të bashkosh lojtarë nga vende të ndryshme dhe t’i bësh të përjetojnë frymën e skuadrës në një mënyrë tjetër, duhet rikrijuar grupi.
Para se të blejnë lojtarët sipas nivelit teknik, duhet blerë njeriu. Nëse ke shumë njerëz në skuadër siguron rezultate edhe nëse nuk ke kampionë”, ishin fjalët e De Biazit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post