09:36 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Para për kishën ortodokse”, reagon partia “Zgjidhja”: Të bëhen publike fondet e komuniteteve fetare që merren nga jashtë

14:48 | 23/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Shqipëria e Ramës është parajsa e krimit dhe e drogës

Partia Zgjidhja ka reaguar pas lajmit se ministria e Jashtme greke ka bërë pagesa sekrete për kishën ortodokse.

Partia “Zgjidhja” i kërkon qeverisë që të bëjë transparencë për fondet e komuniteteve fetare që merrren nga jashtë.

“Është detyrë kushtetuese e qeverisë që të kujdeset dhe të mbikëqyrë mbarëvajtjen e këtyre institucioneve. Qeveria shqiptare të ndalojë marrjen e këtyre fondeve të fshehta, sepse populli shqiptar paguan nga taksat e tij 1 milion euro çdo vit që iu kalojnë  këtyre komuniteteve për paga dhe investime. Qeveria të mos lejojë injektimin e politikave të huaja antikombëtare përmes fondeve të fshehta. Komiteti i Kulteve, pranë qeverisë, të bëjë detyrën dhe duhet të kontrollojë urgjentisht se çfarë janë këto fonde sekrete që paguhen për Kishën Ortodokse, sipas shpjegimit të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, cituar nga mediat greke.”- thekson më tej partia “Zgjidhja”

Deklarat e plotë

Të mos lejohet helmimi me fonde sekrete i komuniteteve fetare!

Nën dritën e informacioneve të fundit që vijnë nga Greqia, ku mësohet se ministria e Jashtme e vendit fqinjë bënte pagesa sekrete për kishën ortodokse, Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparencë për fondet e komuniteteve fetare që merrren nga jashtë. Ka ardhur koha që të dihet saktë se kush bëjnë dhurata e financime të fshehta dhe të zbardhen qëllimet.

Dihet dëmi që iu shkaktua shqiptarëve, pasi u mbyllën sytë para fondeve arabe që për një kohë të shkurtër e mbushën vendin me minare dhe krijuan celula ekstremistësh që kur erdhi koha, morën armët dhe luftuan nën flamujt e ISIS, të e të Irakut dhe të Sirisë.

Dihet dhe është i njohur dëmi që na vjen nga paratë e Turqisë së Erdoganit për ruajtjen e trashëgimisë që relativizon luftën e Skënderbeut dhe i trajton osmanët jo si pushtuesit tanë për 5 shekuj. Tashmë po tregohet indiferencë ndaj parave që paguanfshehurazi Greqia për Kishën Ortodokse. Kuptohet se këto nuk janë fonde legale, si ato që mund të jepen për restaurime apo për aktivitete fetare, ndryshe do të deklaroheshin. Përse jepen, që të mos bëhen meshat në gjuhën shqipe? Që të ndryshojë statuti i Kishës Autoqefale që ka lënë trashëgim Fan Noli? Sigurisht, nuk jemi në mesjetë dhe nuk presim që kisha greke të vrasë dhe helmojë si dikur rilindësit e gjuhës shqipe, por diçka që jepet në mënyrë të fshehtë, nuk ka qëllime të mira.

Është detyrë kushtetuese e qeverisë që të kujdeset dhe të mbikëqyrë mbarëvajtjen e këtyre institucioneve. Qeveria shqiptare të ndalojë marrjen e këtyre fondeve të fshehta, sepse populli shqiptar paguan nga taksat e tij 1 milion euro çdo vit që iu kalojnë  këtyre komuniteteve për paga dhe investime. Qeveria të mos lejojë injektimin e politikave të huaja antikombëtare përmes fondeve të fshehta. Komiteti i Kulteve, pranë qeverisë, të bëjë detyrën dhe duhet të kontrollojë urgjentisht se çfarë janë këto fonde sekrete që paguhen për Kishën Ortodokse, sipas shpjegimit të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, cituar nga mediat greke.

Nuk duam të paragjykojmë se Greqia po e përdor Kishën Ortodokse për qëllimet e saj politike, por nuk mund të lejohet të zhvillohet asnjë aksion i fshehtë, jashtë kornizës kushtetuese dhe statutit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Ata priftërinj të huaj që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe që nuk e duan gjuhën shqipe, të shpallen menjëherë “non grata”. Kisha Ortodokse Autoqefale të distancohet publikisht nga ata që kanë marrë fonde sekrete nga qeveria greke dhe të shpjegojë besimtarët se nuk ka lidhje me politikën, aq më pak me atë të shtetit grek ndaj Shqipërisë.

Etiketa: koco kokdhima
Pas

“Pse Rama nuk e shet Gjushin?”, deputeti i PD hedh hije dyshimi mbi një takim në Monte Carlo: Skeletet që ruhen në sirtare…

Para

“Kush guxon të bëjë “të fortin” përballë shtetit, do t’i “nxijmë” jetën!”, paralajmëron Xhafaj

Para
Xhafaj i ashpër me mëngjes: Kush e ka njollosur uniformën e Policisë

"Kush guxon të bëjë “të fortin” përballë shtetit, do t’i “nxijmë” jetën!", paralajmëron Xhafaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë

PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.