11:37 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Para se të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët”, Alibeaj nuk shkon në protestën e Berishës

10:13 | 30/06/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Para se të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët”, Alibeaj nuk shkon në protestën e Berishës

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e protestës së 7 Korrikut, thirrur nga Sali Berisha, pasi ky i fundit sipas tij, nuk është përfaqësuesi i duhur i zërit të shqiptarëve të vuajtur.

Alibeaj u shpreh se përpara se Berisha të mbledhë njerëzit në shesh, do të duhet të shkojë në Kuvend dhe të flasë për oligarkët.

“Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë.

Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.

Disa nga deputetët e etiketuar si të “grupit Alibeaj”, shprehen se do të marrin pjesë në protestë.

Deputetja Dhurata Çupi pohoi se do të jetë në protestë, ashtu sikundër Agron Gjekmarkaj i cili pohoi se nëse do të jetë në Shqipëri do të marrë pjesë.

Deputeti tjetër Xhelal Mziu deklaroi se 7 korriku është betejë për gjithë qytetarët shqiptarë, duke pohuar se do të jetë pjesë e protestës.

Flutura Açka deklaroi se nuk do të jetë në Shqipëri për probleme personale, por shtoi se gjithë kohës ka qenë pjesë e protestave dhe se protestat i ka bërë me fjalën e saj.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: alibeajenkelejd alibeaj
Pas

Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me këtë shtet, Zelensky: Presioni është i madh…

Para

Terrorizohet e reja në Fier, një burrë i vjedh nga qafa varësen e floririt, arrestohet nga policia (EMRI)

Para
Terrorizohet e reja në Fier, një burrë i vjedh nga qafa varësen e floririt, arrestohet nga policia (EMRI)

Terrorizohet e reja në Fier, një burrë i vjedh nga qafa varësen e floririt, arrestohet nga policia (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.